3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Maqedoni e Veriut, ndryshon ora policore gjatë festës së Fitër Bajramit

Më të lexuarat

“Ndalohet lëvizja e të gjithë qytetarëve në gjithë territorin e shtetit duke filluar nga e diela, 24 maj, në ora 11:00, deri të martën, 26 maj, ora 05:00”, shkroi Spasovski

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, ka njoftuar për vendimin e qeverisë për të ndryshuar orën policore në ditët në vijim dhe gjatë festës së Fitër Bajramit, si masë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit të ri (COVID)-19, transmeton Anadolu Agency (AA).

Spasovski, përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se duke ndjekur gjendjen epidemiologjike me COVID-19 dhe rekomandimet e Komisionit të Sëmundjeve Infektive, në seancën e sotme të qeverisë është vendosur që ora policore të zgjatet.

“Ndalohet lëvizja e të gjithë qytetarëve në gjithë territorin e shtetit duke filluar nga e diela, 24 maj, në ora 11:00, deri të martën, 26 maj, ora 05:00”, shkroi Spasovski.

Dita e dielë është dita e parë e Fitër Bajramit, në të cilën është lejuar lëvizja e qytetarëve nga ora 05:00 deri në ora 11:00.

Gjatë ditës së hënë, që është dita e dytë e Fitër Bajramit, është e ndaluar lëvizja e qytetarëve gjatë gjithë ditës, deri në mëngjesin e së martës në ora 05:00.

Ndërkohë, nesër më 23 maj, si dhe të martën më 26 maj dhe në ditët në vijim, do të vlejë ora policore e deritanishme, nga 19:00 deri në ora 05:00 mëngjesin e nesërm.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit