2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Presidenti i Gjermanisë: Nuk ka tolerancë për sulmet ndaj muslimanëve

Më të lexuarat

Steinmeier përshëndet festën muslimane të Bajramit, duke thënë se shteti duhet të mbrojë muslimanët nga urrejtja raciste dhe dhuna

Berlin

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, ka siguruar qytetarët muslimanë të vendit se urrejtja raciste në rritje dhe dhuna nga ekstremistët e krahut të djathtë nuk do të tolerohen nga shteti dhe shumica demokratike në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një mesazh për shënimin e Fitër Bajramit, festës pas fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit, presideti gjerman tha se ritet e këtij viti ranë nën hijen e sulmit të fundit terrorist racist në Hanau, i cili pati shumë viktima muslimane.

“Ishte një sulm ndaj bashkëjetesës sonë paqësore dhe mbi të gjitha vlerat që ne ndajmë në këtë vend: respekti për dinjitetin njerëzor, tolerancën dhe diversitetin, si dhe lirinë e besimit”, tha ai.

“Më lejoni t’ju siguroj se si President Federativ jam i përkushtuar të siguroj që ne si shoqëri kundërshtojmë me vendosmëri të gjitha format e gjuhës së urrejtjes raciste. Urrejtja dhe margjinalizimi, sulmet e dhunshme ndaj muslimanëve, sulmet ndaj xhamive, ne nuk do t’i tolerojmë, nuk duhet të lejojmë gjëra të tilla”, theksoi ai. Steinmeier nënvizoi se është “detyrë e shtetit” të mbrojë muslimanët.

Në shkurt, një ekstremist i ekstremit të djathtë sulmoi dy kafene në Hanau, duke vrarë nëntë persona me origjinë emigrante. Katër persona me origjinë turke vdiqën në sulmin terrorist racist, si dhe një boshnjak, një bullgar, një rumun dhe një shtetas gjerman me origjinë afgane.

Rritjet e numrit të kërcënimeve dhe sulmeve në Gjermani kanë shënjestruar xhamitë dhe institucionet e komunitetit muajt e fundit, duke ngritur frikën midis popullatës muslimane të vendit.

Në shkurt, policia shkatërroi një celulë të ekstremit të djathtë dhe arrestoi 12 të dyshuar për planifikimin e sulmit mbi gjashtë xhami për të provokuar një situatë të ngjashme me luftën civile në vend.

Të mërkurën, pas një takimi të veçantë të kabinetit, ministri i Brendshëm, Horst Seehofer, tha se qeveria gjermane do të zbatojë një politikë “tolerancë zero” ndaj ekstremizmit të krahut të djathtë, racizmit dhe ksenofobisë.

Të hënën, një kokë derri ishte vendosur në derën e xhamisë në Gjermaninë jugore, duke shkaktuar kundërshtimin e Turqisë.

Gjermania ka popullsinë e dytë më të madhe muslimane në Evropën Perëndimore pas Francës. Nga gati 4.7 milionë muslimanë të vendit, 3 milionë janë me origjinë turke.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit