3.4 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Ambasada e SHBA-ve dhuron 25 pako ushqimore për aksionin “Sofra e Ramazanit”

Më të lexuarat

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, sot ka dhuruar 25 pako ushqimore për aksionin “Sofra e Ramazanit” i organizuar nga Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” e cila punon në kuadër të BIK, Bashkësia Islame e Kosovës.

Në njoftimin e Ambasadës thuhet se gjatë këtij Muaji të Shenjtë të Ramazanit, është e rëndësishme të mbani mend të ndihmoni ata më pak me fat se ne, transmeton arbresh.info

“Sot Ambasada e SHBA-ve dhe komuniteti ynë dhuruan para për pako ushqimore për iftar. Gjatë këtij Muaji të Shenjtë të Ramazanit, është e rëndësishme të mbani mend të ndihmoni ata më pak me fat se ne. Faleminderit për të gjitha organizatat si Bashkësia Islame e Kosovës që po rregullojnë shpërndarjen e shportave të iftarit për familjet në nevojë. Dhe faleminderit për të gjithë ata që po dhurojnë kohën dhe burimet e tyre për të bërë të gjithë këtë të mundur”, thuhet në njoftim./arbresh.info/

https://www.facebook.com/kosovo.usembassy/posts/4497390950287025

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit