Sot është falur namazi i xhumasë në xhamitë e Maqedonisë, pas 2 muaje ndalese për shkak të pandemisë COVID-19. Në një videolajm, imami i xhamisë Isa Beu, Muharrem Ismaili tregon entuziasmin me hapejn e xhamisë dhe faljes së namazit së bashku me besimtarët.
Ai ka thënë se janë marrë të gjitha masat për respketimin e udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe institucioneve relavante, në mënyrë që të ruhen besimtarët nga përhapja e virusit.
Po ashtu besimtarët musliman i janë gëzuar vendimit për hapjen e xhamive. Ata thonë se ndjenjat e e tyre për gëzimin e hapjeve të xhamisë nuk mund ta përshkruajnë me fjalë.