1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Maqedoni e Veriut, hapen xhamitë për adhurim pas një pezullimi afër dy muajsh

Më të lexuarat

Sot u hapën për adhurim kolektiv xhamitë në mbarë Maqedoninë e Veriut, pas një pezullimi pothuajse prej dy muajve shkaku i frenimit të përhapjes së koronavirusit të ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).

Xhamitë u hapën pas një vendimit të Bashkësisë Fetare Islame (BFI) të Maqedonisë së Veriut.

Në një njoftim për media, BFI kishte bërë të ditur se me shumë kujdes janë duke ndjekur “përmirësimin e gjendjes shëndetësore” dhe “uljen e të infektuarve” nga koronavirusi në vend, pas çka ka vendosur hapjen e xhamive për besimtarët muslimanë.

Në një letër drejtuar Muftinive në mbarë territorin e vendit, BFI thekson se masat e ndërmarra nga Rijaseti i BFI-së duhet të zbatohet në çdo xhami në mbarë vendin.

“Dezinfektimi i xhamive, mbajtja e patjetërsueshme e maskave, pastrimi i duarve me dezinfektant para hyrjes në xhami ose mbajtja e dorëzave, çdo besimtar me vete të ketë sexhade personale, sa më tepër të shfrytëzohen oborret e xhamive për faljen e namazeve, të ruhet distanca fizike sa më shumë që është e mundur mes xhematit”, janë ndër masat që do të duhet të zbatohen nëpër xhami.

BFI theksoi se në ambientet e xhamisë ndalohet qëndrimi në grupe para ose pas faljes së namazeve si dhe apelon që ligjëratat fetare të mos jenë më të gjata se 10 minuta.

BFI po ashtu njoftoi se abdes-hanet dhe toaletet në xhami do të jenë të mbyllura dhe apeloi që abdesti të merret në shtëpi.

Kryetari i Bordit të Xhamisë së Mustafa Pashës në Shkup, Selaeddin Mani, në deklaratën e tij për AA, pas namazit të drekës së falur me xhemat pas një kohe të gjatë, ia uroi muajin e Ramazanit botës Islame.

Ai vuri në dukje se ky Ramazan nuk është gazmor ashtu si më parë. “Fatkeqësisht, tani pavarësisht të gjithë gjërave duhet t’u përmbahemi këtyre rregullave. Ashtu siç shikuat, distanca, dezinfektues ishin ndër masat e ndërmarra sot”, tha ai.

Obligimet fetare kolektive në vend u pezulluan më 17 mars për shkak të COVID-19.

Ndërkohë, në vendin ku gjendja e jashtëzakonshme vazhdon për rreth 2 muaj, zbatohet orë policore mes orës 19:00 dhe 05:00, me ndryshime kohë pas kohe. Në këtë drejtim në vend me xhemat do të mund të falen vetëm namazet e drekës dhe iqindisë si dhe e xhumasë.

Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut deri më tani janë shënuar 1.674 raste me COVID-19, prej të cilëve 92 kanë humbur jetën dhe 1.205 janë shëruar. Në vend ende gjenden 377 raste aktive.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit