13.1 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Liturgjia gjatë pandemisë, merren në pyetje priftërinjtë e disa qytetarë

Më të lexuarat

Disa persona janë marrë në pyetje nga policia e Strugës lidhur me liturgjinë e Ditës së Shën Gjergjit të Javës së kaluar në Strugë, e cila u ndoq nga qindra njerëz pavarësisht ndalesës për grupim për shkak të virusit korona. Zv/ministrja e brendshme, Sllavjanka Petreska, për Alsat tha se nga sot, organizatorët e ngjarjes, përkatësisht përfaqësuesit e Kishës Ortodokse Maqedonase dhe pjesëmarrësit e identifikuar janë ftuar për bisedë informative.

Po merren edhe videot. Varësisht nga deklaratat e dhëna të dëshmitarëve të thirrur sot, do të ndërmerren veprime të mëtejshme, por nuk përjashtohet mundësia që të thirren edhe persona të tjerë. Lidhur me nëpunësit e policisë dhe përcaktimin e përgjegjësisë së tyre të mundshme, do të veprojë njësia për kontroll të brendshëm dhe standarde profesionale, si dhe njësia për planifikim strategjik dhe kontroll të cilësisë pranë Byrosë për Siguri Publike”-tha Sllavjanka Petreska, Zv/ministre e Brendshme.

Petreska thotë se në rastin e Strugës do të kontrollohen dy aspekte. Njëra është të bisedohet me organizatorin dhe pjesëmarrësit e identifikuar, në mënyrë që të përcaktohet nëse janë respektuar masat e Qeverisë për t’u mbrojtur nha Covid 19 dhe aspekti i dytë janë veprimet e policisë, pra nëse janë marrë parasysh masat e ndërmarra nga Qeveria dhe nëse dhe çfarë përgjegjësie ekziston tek punonjësit e policisë. Ne gjithashtu kërkuam mendim nga Prokuroria Themelore Publike, nga ku deri më tani nuk japin më shumë detaje rreth rrjedhës së hetimit.

Prokuroria Themelore Publike:

Prokuroria Themelore Publike – Strugë po vepron në mënyrë aktive lidhur me rastin dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e çështjes.”

Prokuroria që javën e kaluar dorëzoi kërkesë te Ministria e Brendshme dhe SPB Strugë për të kontrolluar ngjarjen dhe për të zbuluar autorët e mundshëm. Është kërkuar që të identifikohen dhe të thirren organizatorët e liturgjisë për të përcaktuar nëse ngjarja është raportuar siç duhet, kush duhet të ketë marrë pjesë, çfarë leje kanë marrë, por edhe nëse janë ndërmarrë veprime për të mos pasur prani të qytetarëve ose me shërbime të sigurisë ta sigurojnë praninë e mundshme të qytetarëve. Nga KOM-i nuk e fajëson veten për të gjitha ngjarjet, sepse Ipeshkvi Timotej tre herë u ka bërë thirrje besimtarëve që të qëndrojnë atje ku janë dhe të mos ndjekin liturgjinë. Në bashkëpunim me policinë, ata kishin hartuar një plan operativ se si të organizojnë ngjarjen, t’i ndalojnë njerëzit dhe të mos mund të marrin pjesë në liturgji, por nuk kanë pasur sukses në këtë. Nga Dioqeza e Dibrës dhe Kërçovës në Ohër thonë se deri më tani Ipeshkvi Timotej nuk është thirrur për bisedë në polici, e as nuk ka marrë ftesë. E gjithë çështja mori edhe konotacion politik, pasi kryeministri Oliver Spasovski kërkoi dorëheqjen e Ministrit teknik të Brendshëm Naqe Çulev, pas së cilës ai u përgjigj se fajin duhet ta kërkonte tek njerëzit në Byronë e Sigurisë Publike të vendosur nga ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit