3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Xhamitë e Tetovës me masa mbrojtëse gjatë riteve fetare | VIDEO

Më të lexuarat

Myftinia e Tetovës me rastin e hapjes së paralajmëruar të xhamive nesër informon se ata i kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për ta mbrojtur shëndetin e qytetarëve dhe për ta parandaluar përhapjen e Covid-19.

Myftiu i Tetovës Qani ef. Nesimi, për Televizionin KOHA theksoi se para hapjes së nesërme të gjitha xhamitë janë dezinfektuar disa herë dhe janë marrë disa masa për mbrojtje që rekomandohen nga autoritetet shëndetësore dhe qeveria me qëllim që besimtarët të sigurtë të mund të kryejnë ritet fetare në Xhami.

Përndryshe Bashkësia Fetare Islame ka urdhëruar që të gjitha xhamitë përpara hpajës të dëzinfektohen, mbajtja e maskave është e detyrueshme, pastrimi i duarve me dezinfektues para hyrjes së xhamive ose mbajtja e dorezave. Gjithashtu, çdo besimtar duhet të ketë sexhade personale me të. Sa më shumë që të jetë e mundur të përdoren oborret e xhamive për lutje, të mbahet distanca fizike sa më shumë që të jetë e mundur”, përcjellë Tetova Express.

Nesimi duke i komentuar këto vendime të rijasetit ka deklaruar se shëndeti i qytetarëve është në radh të parë.

Ndalohet mbledhja në grupe para ose pas namazit në xhami, ligjëratat fetare nuk duhet të jenë më të gjata se 10 minuta, abdesi (larja e duarve, këmbëve dhe fytyrës) duhet të kryhet në shtëpi, hapësira për abdes do të jetë e mbyllur, maksimalisht të shmangen përshëndetjet me kontakte fizike. /Tetova Express/

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit