Në emër të të gjithë punonjësve të Ministrisë së Brendshme, Sindikata e Policisë Maqedonase u bën thirrje drejtuesve të bashkësive fetare dhe të gjithë qytetarëve që të përmbahen nga organizimi i manifestimeve fetare ose të inkurajojnë grumbullimin e qytetarëve dhe në çfarëdo mënyre tjetër të respektojnë masat e miratuara për mbrojtje kundër COVID-19.
“Tre muajt e fundit, kemi punuar ditë e natë me punonjësit e kujdesit shëndetësor për t’ju mbrojtur ju dhe familjet tona. Ne ju bëjmë thirrje të gjithëve, të përmbaheni nga mosrespektimi i masave, të përmbaheni nga thirrja e mitingjeve dhe formave të tjera të rrezikimit të shëndetit të qytetarëve.
Mos harroni se ne jemi qenie njerëzore, dhe ne jemi familja e dikujt, mos e rrezikoni shëndetin tuaj dhe familjeve tona duke mosrespektuar masat. Punonjësit e MPB-së investuan shumë gjatë kësaj periudhe, duke rrezikuar jetën e tyre, disa prej tyre u infektuan me virusin.
Le të mos lejojmë përhapjen e virusit dhe të rrezikojmë shëndetin e të gjithë qytetarëve, të respektojmë masat dhe së bashku të jemi fitues”, thuhet në deklaratën e Sindikatë së Policisë të Maqedonisë./Telegrafi/