5.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

3 gabime që bëjn agjëruesit në muajin e Ramazanit

Më të lexuarat

Disa njerëz bien në disa gabime gjatë muajit të Ramazanit edhe atë duke mos fjetur një pjesë të madhe të natës, e pastaj e hanë syfyrin dhe bien në gjumë një orë ose më shumë para namazit të sabahut. Ky lloj njerëzish bien në disa gabime, prej tyre:

1- Ata e fillojnë agjërimin para kohës kur detyrohet agjërimi (d.m.th. para se të hyjë koha e imsakut).

2- Ndoshta nuk e falin namazin e sabahut dhe kështu i bëjnë mëkat Allahut duke e neglizhuar atë që ua ka obliguar.

3- Ndoshta nuk e falin namazin e sabahut në kohën e duhur, dhe e falin pasi që të lind dielli. Kjo është një rrezik i madh për to për shkak se Allahu, thotë: “Mjerë për ata, të cilët kur falen, janë të pakujdesshëm për namazet.” (El-Maun: 4-5); “Pas atyre erdhën brezni, që e braktisën faljen e namazit dhe ndoqën epshet e veta.” (Merjem: 59)

 

Moskujdesi dhe braktisja që përmenden në dy ajetet e lartpërmendura aludojnë në atë që nuk e fal namazin në kohën e tij të duhur.

O robër të Allahut!

Frikojuni Allahut dhe mos e ndërtoni fenë e juaj në një anë duke e shkatërruar anën tjetër. Islami është i ndërtuar prej pesë shtyllave: Dëshmia se nuk i takon adhurimi askujt me të vërtet vetëm se Allahut dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij, pastaj falja e namazit, dhënia e zeqatit, agjërimi i Ramazanit dhe shkuarja në Haxh, prandaj praktikoni fenë e juaj dhe mos u përçani në të.

Allahu, thotë: “O besimtarë! Ju është urdhëruar agjërimi, ashtu si u ishte urdhëruar atyre para jush, që të mund të ruheni nga të këqijat. Agjërimi zgjat disa ditë, por, nëse ndonjëri prej jush është I sëmurë ose duke udhëtuar, le të agjërojë aq ditë sa i ka prishur në ditët e tjera pas. Ata që kanë vështirësi për të agjëruar, duhet të ushqejnë si shpagim nga një të varfër për çdo ditë agjërimi. E, nëse ndonjëri jep më shumë se kaq, kjo është edhe më mirë për të. Por, agjërimi juaj është më i dobishëm, në qoftë se e dini.” (El-Bekare: 183-184)

Nga arabishtja: I. JAHIU

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit