-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Asnjë rast prej një jave, Qiproja turke mposht koronavirusin

Më të lexuarat

Republika Turke e Qipros Veriore (TRNC) nuk ka pasur më asnjë rast të koronavirusit prej një jave. Ministri vendas i Shëndetësisë, Ali Pili, tha se 2,868 teste ishin kryer gjatë kësaj periudhe, por asnjë prej tyre nuk ka rezultuar negativ.

Virusi në këtë pjesë të ishullit u shfaq për herë të parë në 10 mars, kur një turist gjerman që po vizitonte zonën, rezultoi i infektuar. Deri tani, për Covid 19 në Qipron turke janë testuar mbi 8.400 persona dhe janë raportuar 108 raste. 87 vetë kanë arritur të shërohen, ndërsa 4 persona kanë humbur jetën. Vendi mori që në fillim masa të rrepta, duke pezulluar shkollat, duke mbyllur zyra publike dhe shumicën e bizneseve, e duke imponuar një shtetrrethim të pjesshëm dhe mbylljen e kufijve në përputhje me masat e zgjatura deri në 30 prill.

Të gjithë qytetarëve u është kërkuar të mbajnë maska ​​për fytyrën dhe të dalin vetëm për nevoja thelbësore. Në Qipron greke sakaq së fundi u regjistruan 9 raste të reja, duke e çuar ne 804 totalin e të infektuarve, teksa vdekjet janë 14. Një kapërcim ka shënuar sakaq bilanci i jetëve të humbura në Turqi, që shënon tani mbi 2.600 dhe infektimet janë më shumë se 100.000. Turqia e vendosi në 11 prill një gjendje të plotë shtetrrethimi 48 orëshe në 31 provinca, si pjesë e masave kundër Covid 19. Përpara kësaj, qeveria turke kishte ndaluar lëvizjen e personave nga 65 vjeç e lart, të cilët janë dhe më të rrezikuarit nga kjo sëmundje, ndërsa më vonë I zgjeroi masat për ndalimin e lëvizjes së të rinjve nën 20 vjeç, të cilët, duke besuar se janë të sigurt nga virusi, vazhdonin socializimin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit