-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Hahn: Do ta ndihmojmë me 1 miliard euro Ballkanin Perëndimor

Më të lexuarat

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësi Evropiane dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn ka thënë se BE-ja do t’i investojë rreth 1 miliard euro në të ardhmen në Bllkan, në fushën e rrjetëzimit të transportit.

Sipas tij ky është një planifikim i BE-së, në bashkëpunim edhe me institucionet tjera.

“Në të ardhmen të parashikuar ne po flasim për një miliard euro investime dhe sigurisht duhet të planifikohet me mundësi nga edhe institucionet tjera financiare ndërkombëtare. Hapi tjetër është edhe në divizionet financiare dhe kjo është kontributi i unionit të BE-së”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se Kosova duhet t’i plotësoj kushtet për liberalizmin e vizave për anëtarësim në BE.
“Eksitojnë kushte të caktuara që të kemi për liberalizmin e vizave, më duhet të them se duhet të plotësohen kushtet të përcaktuara. Duhet të jeni të sigurt se të përfundojmë këtë proces kur të plotësoihen kushtet”, ka thënë Hahn. 

Thaçi: Takimi i sotëm, i suksesshëm për të gjitha vendet e Ballkanit 

Zv. Kryeministri i Kosovës njëherësh edhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi pas përfundimit të konferencës së ministrave të jashtëm të rajonit, ka theksuar se takimi ka qenë i suksesshëm.
Thaçi në një konferencë për media ka theksuar se janë pajtuar që takimi i ardhshëm të mbahet në Ohër të Maqedonisë.

“Vlerësoj se takimi ka qenë jashtëzakonisht i suksesshëm, pas takimeve që kanë ndodhur në Kotor, Beograd dhe sot në Prishtinë. Sot për fat të mirë të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor kanë bashkëpunime të mira. Të gjithë jemi pajtuar që takimi i ardhshëm të ndodhë më Ohër të Maqedonisë”, ka thënë Thaçi.

Ai më pas ka theksuar se me mbështetjen e plotë të BE-së , na bënë që ne të punojmë më shumë që të integrohemi në familjen e madhe të Bashkimit Evropian.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit