9 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Çfarë ndodhi me Kinën dhe OBSH-në? Kush “gënjeu” kë?

Më të lexuarat

Në janar, kur pandemia që tani po gjunjëzon botën ishte ende duke mbledhur forca, një shkencëtar i quajtur Xiao Qiang po monitoronte deklaratat zyrtare të Kinës në lidhje me një koronavirus të ri, që më pas u përhap nëpër Wuhan. Shkencëtari vuri re diçka shqetësuese. Deklaratat e bëra nga Organizata Botërore e Shëndetit, organi ndërkombëtar që këshillon botën për trajtimin e krizave shëndetësore, shpesh i bënin jehonë mesazheve të Kinës. “Veçanërisht në fillim, ishte tronditëse kur shikoja Drejtorin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetit, kur fliste për shtyp … pothuajse të njëjtat gjëra, dhe duke cituar ato që unë lexoja në deklaratat e qeverisë kineze”.

SHBA gjithashtu u tregua e avashtë në njohjen e njohjen e seriozitetit të këtij koronavirusi të ri, i cili i kapi të gjithë të papërgatitur. Presidenti Donald Trump ka fajësuar OBSH-në për katastrofën.

“Ata mund të na kishin paralajmëruar disa muaj më parë”, tha Trump në konferencë këtë javë.

Që në janar, kur autoritetet kineze po minimizonin shtrirjen e virusit, mjekët në epiqendrën e shpërthimit në Wuhan raportohet se vëzhguan transmetimin nga njeriu tek njeriu, dhe jo vetëm duke kontraktuar drejpërdrejt me sëmundjen.

OBSH, ndërkohë, po merrte informacionin e saj nga po ato autoritete kineze që po keqinformonin publikun e vet, dhe pastaj do t’ia ofronin botës të njëjtat informacione, me po të njëjtën këmbëngulje. Më 20 janar, një zyrtar kinez konfirmoi publikisht për herë të parë se virusi mund të përhapet me të vërtetë te njerëzit, dhe brenda disa ditësh Wuhani u izolua tërësisht. Por tashmë ishte tepër vonë.

U desh një javë tjetër që OBSH të deklaronte përhapjen e virusit si një emergjencë globale shëndetësore – kohë gjatë së cilës, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, vizitoi Kinën dhe vlerësoi udhëheqjen e vendit, për “vendosjen e një standardi të ri për reagimin ndaj shpërthimit”.

Një muaj e gjysmë kaloi përpara se OBSH ta quante COVID-19 një pandemi. Në këtë pikë virusi kishte vrarë më shumë se 4,000 njerëz dhe kishte infektuar 118,000 njerëz në pothuajse çdo kontinent.

Sidoqoftë, OBSH ka treguar se mund të ecë në vijën midis nevojës për bashkëpunim dhe shkëmbimit të informacionit nga vendet anëtare, si dhe nevojës për t’i bërë ata përgjegjës për gabimet. Gjatë shpërthimit të SARS në 2003, një zëdhënës i OBSH-së kritikoi Kinën për mungesën e transparencës dhe përgatitjes, e cila kishte lejuar që virusi të përhapej pa kontroll. Kina madje më vonë pranoi gabimet në trajtimin e shpërthimit.

Asnjë kritikë e tillë nuk është bërë kësaj here. Një studim zbuloi se Kina mund të kishte kufizuar infeksionet e veta deri në 95%, nëse qeveria do të vepronte në atë periudhë të hershme kur mjekët fillimisht po ngrinin alarmin dhe Partia Komuniste Kineze ishte ende duke mohuar shtrirjen e problemit. “OBSH në atë kohë nuk e bëri punën e vet,” tha Xiao.

“E kundërta: Ata në fakt u bën palë me dezinformimin e autoriteteve kineze për disa javë. Kjo, për mua është e pafalshme”. / Me shkurtime nga The Atlantic – Bota.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit