Policia e Kosovës ka arrestuar gjatë ditës së sotme një person për thyerje të rregullit për mbajtje të distancës sociale.
Bëhet fjalë për Naim Ibishin nga komuna e Vushtrrisë i cili ka qenë pjesëmarrës në një ndejë të mbyllur me miqtë e tij. ka raportuar mbrëmë se një ndejë e tillë është mbajtur me çifteli e birra.
Në mesin e asaj ndeje sipas pamjeve duken se kanë persona të moshave të ndryshme.
Ministria e Shëndetësisë, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dhe Policia e Kosovës vazhdimisht janë duke bërë thirrje për mbajtje të distancës sociale. Kujtojmë që tashmë qyteti më i madh në Kosovë, Prishtina, është futur në karantinë./Insajderi.com/