Kisha serbe “Shen Nikolla” në Prishtinë, ka disa ditë që lëshon kambanat me intensitet të lartë, në emër “të luftimit të coronavirusit”. Banorët e lagjes përreth ndihen të shqetësuar nga zhurma e saj.
“Asnjëherë nuk ka pasur reagime ndaj manifestimeve rituale që janë zhvilluar në këtë kishë, por tash kambanat aktivizohen aq shpesh sa kjo po paraqet problem për banorët”, ka thënë njëri nga banorët e lagjes Taslixhe.
Agim Musliu, ekspert i sigurisë, thotë se kjo gjithsesi nuk është vetëm një metodë primitive ruse, por edhe një tendencë provokuese.
“Jemi dëshmitarë të dezinformimit me qëllim nga Moska për fatkeqësinë humanitare të virusit. Rusët nuk kursejnë as besimtarët e vet ortodoksë vetëm për të bërë veprime që u shkojnë atyre përshtati. Në anën tjetër, është e dëëhmuar se njerëz të shërbimeve sekrete serbe qarkullojnë si në të gjitha kishat, edhe në këtë kishë. E rrjedhimisht, aty ku është shërbimi sekret serb është edhe shërbimi sekret rus. Pra, lirshëm kjo mund të konstatohet se është një shkaktim kaosi nga Moska. Bota e di se kudo ka kishë ortodokse, aty ka një agjent të tyre”, ka thënë ai.
Sipas arsyetimit të klerit nga kisha, e të transmetuar nga burimi brenda, thuhet se “kjo bëhet në emër të luftimit të virusit corona”.
Deri tash, një kishë në Jagodinë të Serbisë e ka aplikuar këtë formë “trajtimi” të infeksionit, duke lëshuar kambanat pasditeve.
Në sajtin e Kishës Ortodokse Serbe, askund nuk mund të gjendet ndonjë e dhënë se kjo është formë zyrtare e trajtimit të virusit corona.
Në lajmet e TV B92, më 1 prill është transmetuar një kronikë, në të cilën thuhej sesi “në çdo kishë të Jagodinës çdo pasdite këmbojnë kambanat. Në kohët e lashta, nuk ka pasur murtajë aty ku kumbonin më zë të lartë kambanat. Shkenca moderne thotë se muzika në kishë dhe veçanërisht kumbimi i kambanave, ka një efekt të dobishëm për shëndetin e njeriut. Për shembull në lanoratorët rusë, eksperimentet kanë treguar se lëkundja e kambanave largon murtajën, viruset dhe sëmundjet e tjera infektive”.
Në anën tjetër, projekti i portalit ‘KRIK’ në Serbi, i cili merret me luftimin e dezinformatavem ka bërë një hulumtim, i cili e ka demantuar një të dhënë si kjo.
“Pretendimet se efektet e kambanave të kishave vrasin mikrobet gjenden vetëm në faqet e dyshimta ruse, pa autorë (impresum). Këto burime të paqarta nuk citojnë ndonjë hulumtim specifik që zbuloi se kambanat e kishave vrasin vërtet infeksionet. Askund nuk e gjetëm emrin e sondazhit apo kush e kreu atë, ku dhe kur”, thuhet në hulumtimin e raskrikavanje.rs, e cila merret me zbulimin e lajmeve të dyshimta, propagandës dhe dezinformimit. /kp/