1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Nuk ndryshon papunësia

Më të lexuarat

Shkalla e papunësisë në Kosovë, sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Punës, ka mbetur pothuajse e njëjtë me vitet e kaluara. Sipas këtyre të dhënave, në Kosovë janë rreth 40% të papunë.

Në mesin e tyre, hyjnë edhe një numër i konsiderueshëm i të diplomuarve, shkruan Express. Ndërsa Mitrovica prin me numrin më të madh të punëkërkuesve.

Të dhënat e fundit të Ministrisë së Punës dhe të Mirëqenies Sociale tregojnë se vjet në nivel vendi papunësia ishte 40%. Afërsisht njëjtë me vitet paraprake, me një trend të lehtë rënie prej tre për qind krahasuar me vitin 2010.

Sipas raporteve për papunësinë, del se janë pesë grupe kryesore, të cilat kanë vështirësi të hyjnë në tregun e punës. Në këto grupe hyjnë të rinjtë, të papunët afatgjatë, femrat, komunitetet ashkalinj e egjiptianë./kohaislame/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit