-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Turkish Airlines bëhet sponsorizuese e Ekipit Kombëtar maqedonas të Basketbollit

Më të lexuarat

Turkish Airlines (THY), bëhet sponsorizuesi i ekipit kombëtar maqedonas të basketbollit, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Sipas deklaratës së Turkish Airlines, mësohet se kjo kompani e cila është zgjedhur si “Kompania ajrore më e mirë e Evropës” në renditjen e preferencave të udhëtarëve Skytrax në katër vitet e fundit dhe veçanërisht me iniciativat strategjike me sigurimin e emrit sponsorizues në një nga organizimet më të rëndësishme në basketbollin Evropian “Turkish Airlines Euroleague”, në vitet e fundit gjithashtu vazhdon të mbështesë basketbollin evropian.
 
Turkish Airlines me një marrëveshje një vjeçare me Federatën e Basketbollit të Maqedonisë krahas Ekipi Kombëtar të Basketbollit për meshkuj të Maqedonisë do të mbështesë si sponsor edhe ekipet kombëtare të basketbollit të grupmoshave të tjera.
 
Në kuadër të marrëveshjes e cila do të jetë e vlefshme deri në fund të 2015, Turkish Airlines ka fituar tashmë të drejtën për të përdorur logon në ekipet e tyre gjatë trajnimit dhe në fushë.
 
Ekipi Kombëtar i Basketbollit i Maqedonisë i cili është në një grup me Holandën, Greqinë, Kroacinë, Slloveninë dhe Gjeorgjinë në “Eurobasket 2015”  synon suksesin e tij në seri ashtu siç ka bërë edhe më parë në vitin 2011 që doli e katërta në Europë.
 
Mbështetja e Maqedonisë nga Turkish Airlines në Kampionatin evropian në Basketboll i njohur si “Eurobasket 2015” është edhe një shenjë paralajmëruese e sponsorizimimeve të tjera të reja në Europën Lindore dhe në Ballkan.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit