-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

A eshte Kurani i koduar sipas gjeneve?

Më të lexuarat

Gjëja më e përshtatshme për njeriun është të qëndrojë larg ndodhive sensacionale.

Por zbulimet që bëhen ditët e sotme në fushën e kompjuterit nuk kanë të sosur. Gjërat të cilat duken si të pamundshme bëhen të mundshme (të realizuara). Kot nuk kanë thënë që jetojmë në “shekullin e mrekullive”. Orhan Bayath na solli një reportazh. Ai e kishte bërë këtë reportazh me profesorin e njohur në fushën e gjenetikës Prof. Dr. Ahmed Khan. Po ju sjell disa pjesë të këtij reportazhi të zhvilluar në katin e 5-të të universitetit të New Mexicos.

“Vitet e fundit jam përqendruar në informacionin që mund të gjendet jashtë nukleotidit ADN dhe përbërësve poliptid. Në hutben e xhamisë imami theksoi ajetin kuranor: “Ata do t’i shohin argumentet tona në vetveten e tyre”. Kjo do të thoshte që Allahu (xh.sh.) për të provuar vërtetësinë e argumenteve do të jepte shenja si në horizonte ashtu dhe tek njeriu.

“A nuk të mjafton që Allahu sheh çdo gjë?” (Fusilet: 41/53)

Unë arrita në përfundimin që Kurani Famëlartë ka shumë kuptime, ku një pjesë e tyre kuptohet vetëm nga Allahu (xh.sh.). Ajo që unë zbulova ishte se n.q.s. marrim ajetet në gjuhën arabe, shohim që përdoret fjala “ajet” (argument). Dhe kur vazhdojmë më tej shohim fjalën “fi enfusihim” që tregon vetë njeriun. Duke u nisur nga kjo analizë mendova se edhe ajetet e Kuranit janë të koduara (përmbajnë një kod) siç është njeriu. Në fillim ky mendim dukej i paralizuar ose thjesht një spekulacion, por më vonë kuptova që Kurani mund të jetë pjesë e gjeneve tona. Pjesa më e madhe e ADN-së nuk shërben për prodhimin e proteinës. Pjesët e pakoduara quhen ADN. Mundësia më e madhe është që këto pjesë të pakoduara janë fjalët e Allahut (xh.sh.). Testi që vërtetoi këtë gjë u zhvillua në këtë mënyrë:

Ne u përqendruam në vizatimin e kromozomit 19-të. Fola me një shokun tim audist për këtë gjë dhe e pyeta: A mund të gjendet ndonjë rrugë që tregon se në kromozomin 19-të gjenden ajete kuranore? Ky ishte një projekt i madh. Na duhej që të analizonim çdo pjesë të sistemit gjenetik, të gjenim vendin e çdo shkronje arabe të përshtatshme me kodet dhe më në fund duhej të vërtetonim ajetet kuranore. Në 2 janar 1999 në orën 2ºº të natës arritëm të gjenim ajetin e parë. Në zonën P3, 89 lexohej: “Ikra Bismi Rabbikelledhi halak (Lexo me emrin e Zotit tënd që krijoi)”. Ishte ajeti i parë që i kishte zbritur Hz. Muhamedit. Gjetja e ajeteve të tjera ishte më e lehtë. Po ecnim me hapa shumë të shpejtë, i vetmi problem ishte mos gjetja e disa gjeneve të kërkuara. Në këtë mënyrë gjetëm 1/10 e Kuranit. Shpresoj që myslimanët do ta kuptojnë më mirë që Islami është rruga e vetme e lumturisë kur të lexojnë edhe librin, “Kurani i shenjtë dhe Gjenetika”. Shpresoj që jomyslimanët të kuptojnë që nuk ekziston asnjë kontradiktë mes fesë dhe shkencës.

Përktheu: Aisa Kaduku
Drita Islame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit