-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

30 raste të dhunës familjare në Tetovë dhe Gostivar

Më të lexuarat

Mbi 30 raste të dhunës familjare janë regjistruar gjatë dy muajve të fundit në Tetovë dhe Gostivar.

Viktima të dhunës kanë qenë gra, prindër, gjyshër dhe familjarë të tjerë. Në këtë qërime të hesapeve viktimat kanë përfunduar me plagë, ndërsa në një rast kishte edhe tentim për vrasje, informon INA.
Marjan Josifovski, zëdhënës i SPB-së në Tetovë theksoi se megjithë këtyre rasteve, kohëve të fundit viktimat kanë nisur që ti denoncojnë ato pranë organeve të rendit dhe se policia ka ndërmarrë masa për ndalimin e autorëve të dhunës.
 
Këto incidente familjare po ndodhin kryesisht për shkak të problemeve mentale, sociale, xhelozisë, etj. Një ngjarje e tillë ndodhi dy ditë më parë në Bogovinë kur nipi ka therrur me thikë gjyshen e tij.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit