0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Në kohën e karantinës: 12 muzeume botërore që mund t’i vizitoni virtualisht

Më të lexuarat

Nëse jeni mërzitur nga Facebooku, Instagrami apo portale, atëherë mund të vizitosh online, nga divani i shtëpisë 12 nga muzeumet më të famshme të botës.

Google Arts dhe Kulturë në bashkëpunim me 500 muzeume dhe galeri arti në botë ka ndërtuar ture virtuale dhe ekspozita online të disa prej galerive dhe muzeumeve më të famshme të botës, përfshi këto më poshtë.

Muzeumi Britanik, Londër

Është një muze ikonë, i ndodhur në zemër të Londrës. Ju mund të vizitoni online mumjet egjiptiane dhe rrasat me shkrimin më të vjetër në botë të quajtura Rosetta Stone.

Muzeumi Guggenheim, New York

Përmes Google Street View mund të shihni shkallët e famshme spirale të Guggenheimit. Nga aty mund të zbuloni disa nga veprat më të famshme të impresionizmit, post-impresionizmit, periudhës moderne dhe bashkëkohore.

Galeria Kombëtare e Arteve, Washington, D.C.

Nga muzeu i famshëm i arteve në kryeqytetin amerikan mund të shihni online dy shfaqje, një të artistëve të viteve 1740-1895, dhe veshjet e periudhës koloniale dhe revolucionare; si dhe  punët e piktorit hollandez Johannes Vermeer.

Muzeu i d’Orsay, Paris

Mund të ecësh virtualisht në galeritë e famshme të piktorëve francezë të periudhës 1848 dhe 1914 dhe mund të shihni disa nga kryeveprat e Monet, Cézanne, dhe Gauguin.

Muzeumi Kombëtar i Artit Modern, Seul

Një nga muzeumet më të famshme të Koresë. Mund të shikoni të gjithë artin bashkëkohorë nga Korea dhe nga e gjithë bota.

Muzeumi Pergamon, Berlin

Është një nga muzeumet historikë më të mëdhenj të Gjermanisë. Muzeumi ka shumë artifakte antike përfshi Portën Ishtare të Babilonisë dhe Altarin e Pergamonit.

Muzeumi Rijksmuseum, Amsterdam

Muzeumi ka kryeveprat e artit të artistëve me te mëdhenj hollandezë, përfshi  Vermeer and Rembrandt.

Muzeumi i Van Gogh, Amsterdam

Mund të vizitoi virtualisht muzeumin e një prej piktorëve më të mëdhenj të botës. Ky është muzeu me koleksionin më të madh të pikturave të Van Gogut: 200 piktura, 500 vizatime dhe 750 letra personale.

Muzeumi J. Paul Getty, Los Angeles

Muzeumi ka vepra të artit europian të shekullit VIII. Mund të shohësh virtualisht piktura, vizatime, skulptura, mbishkrime dhe fotografi.

Shtëpia e koleksionit të artit, Uffici Galerie, Firenze

Muzeumi është në shtëpinë e familjes më të famshme italiane de’Medicis. Godina u projektua nga Giorgio Vasari në 1560 për Cosimi I de’Medici.

Muzeumi i Arteve, San Paulo

Muzeumi i parë modern në San Paolo, Brazil. Mund të shihni veprat e artit të vendosura në korniza të tilla që duken sikur rrinë pezull në ajër.

Muzeumi Kombëtar i Antropologjisë, në Meksikë

I ndërtuar në 1vitin 964, muzeu i është kushtuar arkeologjisë dhe historisë të periudhës pre-hispanike. Ne të mund të shihni 23 shfaqje me artifakte antike, përfshirë disa të qytetërimit Maja.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit