-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Për të parandaluar përhapjen e mëtejme të coronavirusit, Irani liron 85 mijë të burgosur nga burgjet e mbipopulluara

Më të lexuarat

Irani ka liruar përkohësisht rreth 85 mijë të burgosur përfshirë edhe të burgosurit politikë – e tëra kjo po bëhet për të parandaluar përhapjen e coronavirusit, kanë bërë të ditur zyrtarë qeveritar të këtij vendi.

Zëdhënësi i ministrisë së Drejtësisë, Gholamhossein Esmaili, ka thënë se gjysma prej tyre ishin të burgosur për “shkak të zënkave të vogla që i kanë pasur dhe kanë shkelur ligjin”.

Ai gjithashtu pranoi se janë ndërmarrë veprimet e duhura për t’u përballur me përhapjen e mëtejme eventuale të virusit vdekjeprurës.

Në anën tjetër, Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se të burgosurit tashmë janë të infektuar për shkak të mbipopullimit të burgjeve në Iran dhe sëmundjeve që kanë shpërthyer më herët brenda qelive nga mungesa e pastërtisë – duke u bërë thirrje që të gjithë të burgosurit politikë të lirohen.

E zëdhënësi i ministrisë nuk ka komentuar nëse të burgosurit do të rikthehen nëpër burgje, në momentin që konstatohet se gjendja në vend është më e sigurt nga coronavirusi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit