Vendet mund të fitojnë kohë në afat të shkurtër pasi kufizojnë udhëtimet për të luftuar pandeminë e coronavirusit, mirëpo Organizata Botërore e Shëndetësisë njofton se nuk ndihmon për të parandaluar lëvizjet e virusit.
Sipas mediave të huaja, Bruce Aylward, i cili drejtoi një ekip të OBSH-së në Kinë gjatë shpërthimit të COVID-19, ka thënë se ndalimet e udhëtimeve në përgjithësi nuk janë “mjete” që parandalojnë një gjë të tillë.
“Ajo që gjetëm në parim, është se nuk ndihmon të kufizojë lëvizjen e virusit”, ka thënë Aylward.
“Virusi gjendet kryesisht në kontaktet e ngushta”, ka shtuar ai.
Aylward foli një ditë pasi Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se virusi po përhapet në të gjithë botën, ndërsa u shpall edhe si pandemi.
Presidenti amerikan Donald Trump kishte njoftuar ndalime të përkohshme të hyrjes për udhëtarët nga shumica e Evropës, ndërsa vendet e tjera rritën gjithashtu kufizimet ndërkufitare.