Futbollisti gjerman, Danny Blum, i cili kohët e fundit ka njoftuar se ka përqafuar Islamin, thotë se feja e ka ndryshuar jetën për më mirë.
Para se të konvertohej, ai nuk ishte i kënaqur me jetën e tij.
Disa javë më parë, ai e mori vendimin për të përqafuar Islamin, duke u bashkuar fenë Islame e cila ka rritjen më të shpejtë në botë.
Të jetosh në prehër të luksit. Çdo fundjavë hallakamë. Kurrrfarë përgjegjësie për ndonjë gjë. Dhe çfarë në të vërtetë vjen pas daljes në pension? Këto pyetje i erdhën Danny Blum-it ndërsa ai ishte ulur në shtëpi.
Kam mësuar për Islamin nëpërmjet miqve të mi dhe më pas studiova libra për fenë dhe bëra disa hulumtime online. Dhe më në fund kam ardhur në përfundim se kjo është ajo që unë kam qenë duke kërkuar, deklaroi ai.
E pranova Islamin si besimin tim dhe unë jam i sigurt se kjo është mënyra më e mirë e jetës, theksoi lojtari e klubit FC Nürnberg.
Danny Blum më tej e përshkroi Islamin si një fe e shpresës dhe e forcës, duke thënë: Islami më dha forcë. Lutja, namazi e qetësoi shpirtin tim.
Danny Blum u bashkua me klubin FC Nürnberg në Bavari në muajin korrik, 2014.
Që atëherë, ai falet pesë herë në ditë dhe han ushqim hallall. Kur prindërit u informuan me vendimin e tij, lojtari 24-vjeçar tha se ata në fillim ishin të frikësuar.
Ata janë të krishterë të devotshëm. Por shpejt ata thanë se unë duhet të shkojë në atë rrugë, nëse unë besoj se është e drejtë, tha ai.