-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Replikat në konferecë për Minishengenin Ballkanik? Kurti: Më parë të bëjmë makroshengenin

Më të lexuarat

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, replikuan me njëri tjetrin për sa i përket Minishengenit Ballkanik. Në konferencën e përbashkët për mediat, Rama dhe Kurti i janë përgjigjur interesit të medias lidhur me minishengenin Ballkanik. Albin Kurti kërkoi që më parë të bëhet makroshengenin shqiptar sesa minishengeni ballkanik. Ndërkohë Rama është përgjigjur se nuk ka marrëveshje shengen shqiptar pa minishengen ballkanik.

“Ky ishte takimi i parë ka dhe shumë tema që do të trajtojmë në të ardhmen. Kjo ishte një temë që trajtuam shkurtimisht meqë takimi ynë i parë ishte më parë për makroshengenin shqiptar sesa për minishengenin ballkanik” – u shpreh Kurti.

Ndërsa kryeministri Rama shprehu prerë qëndrimin e tij ndërsa tha se ai beson se nuk ka makroshengen shqiptar, pa mini shengen Ballkanik.

“Në këtë pikë kemi një temë për të cuar përpara. Nuk ka marrëveshje shengen shqiptar pa minishengen ballkanik. Makroshengeni shqiptar është i lidhur ngushtësisht me shengenin rajonal sepse nëse ne jemi konsisten në vazhdën e procesit të Berlinit dhe nëse ne jemi të harmonizuar në ndërveprimin tonë, cka e kemi diskutuar dhe do të bëjmë cmos që të jemi, atëherë na hapet rruga që është e mbyllur për të pasur një hapësirë të përbashkët mes dy shteteve cka deri dje ishte e paimagjimueshme” deklaroi Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/141718033588041/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit