Pagat e deputetëve, moral i dyfishtë i politikës
“Ka deputetë, të cilët nuk e kanë marr fjalën dhe nuk kanë folur as edhe një fjalë të vetme në Kuvend gjatë mandati të tyre”, thotë Muhaxhiri.
Me kushtetutën e Kosovës, por edhe sipas ligjeve në fuqi deputetët e Kuvendit të Republikës, kanë obligim të shqyrtojnë dhe monitorojnë fushëveprimin e legjislacionit, po ashtu të ngrisin dhe trajtojnë çështje, të cilat ndikojnë direket në jetën e qytetarëve. Por, deri më tash, gjatë të gjitha legjislaturave që ka pasur Kosova pas përfundimit të luftës, të përzgjedhurit e popullit kanë pasur vetëm një hall, se si të nxjerrin mëditje për punën të cilën ata e bëjnë, e shpesh edhe nuk e bëjnë fare.
S’ngopen me paga, kërkojnë mëditje!
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë paga të mira dhe të ardhura tjera shtesë, të cilat ua garantojnë ligjet dhe rregullorja e punës, të hartuara me aq shumë “mund” nga ta.
Në Rregulloren e Kuvendit të Republikës se Kosovës, thuhet se përveç të drejtës së kompensimit material në të ardhura mujore, deputetët kanë të drejtën e mbulimit të shpenzimeve të qëndrimit dhe udhëtimit të tyre brenda dhe jashtë vendit me detyrë zyrtare, pastaj të ardhura shtesë për pjesëmarrje në seancat dhe komisionet e Kuvendit, mbulimin e shpenzimeve për telefona dhe derivate të naftës dhe për punën në trupa të tjerë jashtë veprimtarisë së rregullt të tij.kohaislame