Që nga fillimi i javës që vjen, Lëvizja Anti-Bixhoz do të diskutojë mbi Ligjin për lojërat e fatit.
Nga kjo Lëvizje përmes një video mesazhi u kërkuan deputetëve të të gjitha partive politike që të tregohen më të sinqertë dhe më të drejtë në lidhje me votimin e këtij ligji.
“Ne LAB i pyesim liderët dhe deputetët e të gjithë subjekteve politike kur kanë qenë më të sinqertë;kur n’a premtuan mbështetje për dislokimin e objekteve të lojrave të fatit apo kur votuan për sponzorizimin e bixhozit me 14 milion euro për aparate në një afat 20 mujor.
Ju liderë të subjekteve politike dhe ju deputet nuk do të amnistoheni por përkundrazi do të ndëshkoheni nëse votoni ligj nënçmues dhe në dëm të qytetarit.
Nuk do të tolerojmë deklarata parazgjedhore nga ju deputet të VMRO DPMNE -së pasi gati se një vit nuk u pa e arsyeshme nga lideri juaj të takoheni me LAB dhe të na jepni mbështetje për ditën e sodit.
Ju bëjmë thirje të gjithë juve që do të votoni leni anash lojrat e dyfishta,ju deputet te LSDM – së është koha të përmirësoni gabimet tuaja,është koha të mos mbështeteni në interesa por të shpëtojmë nga epiteti Las Vegas i Ballkanit”.