-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

‘Bomba e XII’: Dëshmi për gjyqësorin e politizuar

Më të lexuarat

Bomba e 12-të e opozitës, sipas Zoran Zaevit, ka nxjerrë në pah pazaret pas perdes për zgjedhjen dhe emërimin e gjykatësve dhe prokurorëve, si dhe ndërhyrjen e politikës në punën e gjyqësisë. Sipas Zaevit, kryeministri Nikolla Gruevski, kushëriri i tij Sasho Mijallkov dhe Ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska kanë qenë njerëzit kyç të VMRO DPMNE-së në përzgjedhjen dhe emërimin e gjykatësve dhe prokurorëve. Për vendet që gjatë ndarjes së kulaçit u kanë takuar shqiptarëve, sipas LSDM-së, përgjegjës kanë qenë ish ministri i drejtësisë Blerim Bexheti dhe zv/kryeministri Musa Xhaferi.
“Ky grup i ngushtë në pushtet kanë bërë pazare, kanë kurdisur gjykatës dhe prokurorë sipas pëlqimit, kanë porositur aktvendime gjyqësore për vete dhe për të afërmit e tyre, disa prej tyre kanë përgatitur madje edhe plane hakmarrëse për nxirjen e jetës për punëtorët që nuk kanë qenë servilë”, tha Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.
 
Zaev ka publikuar biseda të Jankullovskës me drejtorin e DSK-së Mijallkov, që dëshmojnë se si i përzgjedhin gjykatësit nga defteri i Jankullovskës. Në një prej bisedave, Jankullovska kërkon që MPB-ja të humb një proces gjyqësor kundër një ish pjesëtari të branitellave, i cili ka marrë dëmshpërblim nga shteti.
LSDM-ja publikoi biseda telefonike të ish ministrit të drejtësisë Blerim Bexheti, i cili me kërkesë të Gordana Jankullovkës intervenon tek zv/kryeministri Musa Xhaferi që ti japin VMRO DPMNE-së një vend prokurori, të rezervuar për prokuror shqiptar. VMRO DPMNE-ja kërkon që në vend të kuadrit shqiptar, prokuror të bëhet djali i kryetares së Gjykatës së Apelit. Bexheti informon se edhe disa herë më herët ia ka dhënë VMRO DPMNE-së postet që u kanë takuar shqiptarëve.
Zv/kryeministri Zoran Stavrevski në një bisedë me Jankullovskën kërkon që t’ia vështirësojnë jetën një punëtori të tij, duke e penguar të mos punësohet në Gjykatën e Apelit.
Drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov i ka njoftuar personalisht dy mike të tij u ka kryer punë për emërimin e tyre si gjykatëse.
Lideri i LSDM-së Zoran Zaev tha sërish se rasti Monstra do të jetë një nga bombat e radhës, pa zbuluar detaje rreth përmbajtjes së bisedave që kanë lidhje me këtë rast.
“Për rastin Monstra unë paralajmërova disa herë në konferencat për shtyp dhe intervista se gjithçka që ka tek ne, çfarëdo dëshmie, pranim, çfarëdo lloj regjistrimi audio, ose mesazhe të regjistruara, ne do ti publikojmë. Pavarësisht se sa do tu pëlqejë kjo disa grupeve në shoqëri. Flas për grupe qytetarësh, grupe etnike, pa marrë parasysh. E vërteta do të shkojë deri në fund. Ndonjëherë nuk do ti plotësojë pritjet, por është e vërteta. Edhe ajo do të publikohet”, u shpreh Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.
 
Zaev theksoi se për opozitën është e papranueshme monitorimi ndërkombëtar i rastit “Puçi” dhe aferës së përgjimeve, pa dorëheqjen e kryeprokurorit Marko Zvërlevski./Alsat-M
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit