9.7 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

HTC do t’jua zëvendësojë falas One M9 nëse thyeni ekranin

Më të lexuarat

HTC prezantoi dje programin e mbrojtjes “Uh-Oh” për telefonin inteligjent One M9. Të gjithë konsumatorët amerikanë që blejnë një HTC One M9 ose një HTC One M8 të ri deri më 31 gusht 2015, do të kenë mundësi ta zëvendësojnë telefonin falas nëse thyhet ekrani, pëson dëmtime ose ju bie në ujë, transmeton Krokodili.
Garancia do të zgjasë vetëm për një vit. Përveç kësaj, klientët që nuk përfitojnë nga programi ‘UH OH’ brenda 12 muajve të parë, do të përfitojnë 100 dollarë, që mund t’i përdorin për të blerë një tjetër telefon inteligjent të HTC-ës.
“Ndërsa kompanitë e tjera presin për momentet uh-oh për të përfituar nga ju, ne jemi të fokusuar në shtimin e vlerave për të blerë një HTC One,” deklaroi Jason Mackenzie, president i divizionit të HTC-ës në Amerikë. Programi Uh-Oh është një zgjerim i programit aktual HTC Advantage, i prezantuar shkurtin e kaluar, dhe ofron riparim falas të ekranit në gjashtë muajt e para të blerjes së pajisjes./KosovaSot
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit