Në video, Sami Osmakac është i gjatë dhe thatosh, me fytyrë ku duken kockat dhe mjëkra e parregullt. Ai është ulur këmbëkryq në tapetin e murrmë të një dhome hoteli e ka veshur corape të bardha pambuku e pantallona të ngritura ku duken kycet e këmbëve të tij të holla. Një AK-47 mbështetet në dollapin mbrapa tij. Një jelek në dukje vetvrasës është mbërthyer në trupin e tij. Në dorën e djathtë ka një pistoletë.
“Nis incizimi,” thotë një burrë mbrapa kamerës.
“Kjo video i drejtohet të gjithë të rinjëve muslimanë e të gjithë muslimanëve anembanë botës,” thotë Osmakac duke ju drejtuar kamesës. “Kjo është një thirrje për të vërtetën. Është thirrja për të ndihmuar e mbështetur palën e Allahut… për ta paguar atë për cdo motër që është përdhunuar e për cdo vlla që është torturuar e përdhunuar.”
Ky incizim vazhdon për rreth tetë minuta. Osmakac thotë se do hakmerret për vdekjet e muslimanëve në Afghanistan, Irak, Pakistan e gjetkë. Ai i thërret amerikanët kufar, një fjalë arabe për jobesimtarë. “Sy për sy, dhëmb për dhëmb,” thotë ai. “Grua për grua, fëmi për fëmi.”
Osmakac ishte 25 vjec më 7 Janar, 2012, kur filmoi atë që FBI-ja dhe Departamenti Amerikan i Drejtësisë do quante më vonë një “video dëshmori.” Në të njëjtën kohë ai ishte pa dy lek e duke luftuar sëmundje mendore.
Pasi incizoi këtë video në një hotel Days Inn të dorës së dytë në Tampa të Floridas, Osmakac u përgatit për të cuar atë që ai mendonte se ishte një makinë me bombë në nja bar të njohur irlandez. Sipas qeverisë, Osmakac ishte i rrezikshëm, një terrorist i vetmuar i cili do kishte vënë bombë në një bar në Tampa e më pas do nisej drejt një kazinoje aty afër, ku do merte pengje përpara se të shpërthente jelekun vetëvrasës kur të mbërrinte policia.
Por nëse Osmakac ishte terrorist, ai ishte i tillë vetëm në mendjen e tij të tronditur dhe në mendjen e agjentëve ambiciozë federal. Qeveria nuk ka mundur të japë ndonjë evidencë se ai kishte lidhje me terroristë ndërkmbëtarë. Ai nuk kishte armët e tij. Ai nuk kishte as para për të zëvendësuar baterinë e makinës së vet jeshile e copë-copë, një Honda Accord-in e vet të vitit 1994.
Osmakac ishte shenjestruar në një operacion të orkestruar në mënyrë të elaboruar të FBI-së që përfshinte një informator të paguar ashtu si dhe agjentë të FBI-së dhe staf mbështetës në ngritjen e kurthit për më shumë se tre muaj. FBI-ja dha të gjitha armët e përdorura në videon e Osmakac-it. FBI-ja gjithashtu i dha Osmakac bombën që do vendosej në makinë të cilën ai supozohet të ketë planifikuar të shperthej, ashtu si dhe i dha lekë për taxi që ai të shkonte atje ku FBI donte që ai të shkonte. Sipas disa psikiatrëve dhe psikologëve që e examinuan përpara gjyqit, Osmakac ishte një i ri i turbullua. Ai u bë “terrorist” vetëm pasi FBI-ja i siguroi materialet, mundësinë si dhe duke i dhënë dhe nxitjen e fundit për ta bërë atë terrorist.
Qysh nga sulmi terrorist i 11 Shtatorit, FBI ka arrestuar një dyzinë të rinjshë si Osmakac në operacione anti-terroriste kontraversiale. Një rast i kohëve të fundit përfshinte një 20-vjecar nga Cincinnati, Ohio, I quajtur Christopher Cornell, i cili sëbashku me një informator të FBI-së ( i cili po kërkonte ulje dënimi për krimet e veta) planifikoi një plan të cmendur për të ndërtuar tuba bombash për një sulm në Capitol Hill. Muajin e kaluar, më 25 Shkurt, FBI-ja arrestoi dy të rinj nga Brooklyn për planifikimin, me ndihmën e informatorëve të paguar, për të udhëtuar për në Siri për t’ju bashkangjitur Shtetit Islamik. Mundësia që dy të rinjtë do kishin shkelur në Siri me vendimin e tyre duket e ulët; vetëm pasi ata takuan informatorin, i cili i ndihmoi me aplikacionet e udhëtimit e vështirësi të tjera, vetëm atëherë plani i tyre u formësua.
Operacione që përdorin informatorë të tillë janë në qendër të programit të FBI-së kundra terrorizmit. Nga 508 të akuzur të cuar në prokurori si raste të lidhura terrorizmi gjatë dekadës pas 11 Shtatorit, 243 ishin përfshirë me një informator të FBI-së, teksa 158 ishint shenjestra operacionesh të FBI-së. Në një prej këtyre rasteve, një informator i fshehtë coi 49 të akuzuar drejt kurthit të tyre terrorist, ngjashëm me kurthin ku u dërgua Osmakac. Në këto raste, FBI-ja thotë se informatorë dhe agjentë të fshehtë paguar zbulojnë sulme përpara se të ndodhin. Por evidenca sugjeron (ashtu si dhe ilustrohet në një raport i kohëve të fundit nga Human Rights Ëatch) se FBI-ja nuk është në cdo rast duke kapur terroristë të mundshëm, se sa po u ngrë kurth të sëmurëve mendorë ose njerëzve me probleme serioze ekonomike për të bërë krime të cilat ata nuk do kishin mundur kurrë ti bënin vetë.
Së paku në rastin e Osmakac, agjentët e FBI-së duket të pranojnë këtë kritikë, edhe pse asnjëherë nuk patën qëllim që ta pranonin këtë publikisht. Në operacionin Osmakac, agjenti i fshehtë i FBI-së kishte psudonimin “Amir Xhons.” Ai është personi mbrapa kamerës në videon prej dëshmori të Osmakacit. Amiri, duke luajtur si furnizues që mund të gjejë armë, mbante një mikrofon që incizonte përgjatë gjithë operacionit.
Incizuesi kapte biseda, përfshi edhe bisedat tek zyra e FBI-së në Tampa, në një lagje të rrethuar poshtë mbi-kalimit të Aeroportit Ndërkombëtar të Tampës, biseda agjentësh dhe punonjësve të cilët menduan se fjalët e tyre ishin private dhe të mbrojtura. Këto biseda të incizuara pa dashje ofrojnë një vështrim ekskluziv brenda operacioneve kundër terrorizmit të FBI-së dhe sugjerojnë se edhe në sytë e agjentëve të FBI-së të përfshirë, këto persona të vënë në shenjestër nuk janë përherë figurat kërcënuese që na paraqiten.
Vazhdon…
Trevor Aaronson
(Ezani i naltë)