-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Ali Khameini e quan Shqipërinë “vend djallëzor” që mban tradhëtarët

Më të lexuarat

Prej disa ditësh tashmë në rajonin e lindjes së mesme është përshkallëzuar dukshëm situata mes Iranit dhe SHBA-ve, kur amerikanët vendosën që përmes një bombardimi me dron të eliminonin gjeneralin Qassem Souleimani.

Si kundërpërgjigje, Irani lëshoi një sërë raketash në drejtim të disa bazave amerikane në Irak dhe tashmë duket se konflikti është në pikën e saj më të nxehtë.

Por fatkeqësisht duket se zemërimit të Iranit nuk i ka shpëtuar as Shqipëria, në kushtet kur ne jemi i vetmi vend që pranuam të marrim në tokën shqiptare grupin e muxhahedinëve, të cilët konsiderohen si armiqtë numër një të regjimit totalitar në Iran dhe liderit Khameini.

Këtë të mërkurë, vetë lideri suprem i Iranit e ka përmendur Shqipërinë. Në një fjalim pas lëshimit të raketave në bazat e SHBA-ve, Khomeini ka folur për një vend të vogël “djallëzor”.

Ajatollah Khamenei foli për “një vend shumë të vogël, por shumë i keq europian, ku amerikanët bashkepunojne me tradhtarët e Iranit kundër Republikës Islamike”.

Khamenei është duke folur në gjuhën farsi, ndërsa fjalimi u përkthye në gjuhën angleze teksa transmetohej live nga “Al Jazeera”. Me termin tradhtar, Khamenei i referohet muxhahedinëve të MEK, ndërsa Shqipëria është vendi i vetëm europian, në të cilin ata janë strehuar.

“Është një vend shumë i vogël por shumë i keq europian, ku elementë amerikanë bashkëpunojnë me tradhtarë iranianë dhe planifikojnë kundër Republikës Islamike.

Dhe plani që kishin u pa qartë, me protestat që u mbajtën në Iran, pasi disa nga ata tradhtarë erdhën në Iran për të protestuar.Agjentë armiq nisën të zbatojnë planin për të sabotuar, vrarë dhe opër të shkatërruar si qeverinë ashtu dhe kushtetutën tonë”.-tha Khomeini.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit