Siguria është rritur rreth Shtëpisë së Bardhë sonte në dritën e tensioneve aktuale me Iranin, tha një zyrtar.
Një zyrtar i Shërbimit Sekret amerikan nuk pranoi të komentojë, duke cituar një pjesë të deklaratës të lëshuar nga agjensia se “vazhdimisht po vlerësojnë rrezikun e kërcënimit”.
Oficerët e USSS u vunë në pikat e kontrollit pranë Shtëpisë së Bardhë.
Ndërsa Presidenti Trump bisedon me këshilltarët e tij të lartë sonte në Shtëpinë e Bardhë, ndihmësit po bëjnë përgatitje urgjente në këtë orë që ai t’i drejtohet kombit pasi Irani gjuajti me raketa forcat amerikane në Irak.