Tashmë Irani ka filluar një hakmarrje të një shkalle të paparë ndaj ShBA-ve. Pas sulmit të parë ku u shkrepën dhjetëra raketa balistike në të paktën dy baza amerikane në Irak, është njoftuar për një sulm të ri e të frikshëm.
Agjencia iraniane e lajmeve Tasnim bën me dije se një “valë e dytë e raketave iraniane ka nisur”, përkthen Periskopi.
Ndërkohë, për situatën është alarmuar presidenti amerikan Donald Trump i cili ka thirrur menjëherë një mbledhje emergjente.
Sulmet i ka konfirmuar edhe Departamenti i Mbrojtjes.