Parlamenti iranian ka miratuar p/rezolutën që shpall terrorist të gjitha forcat ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) me mision në vendet e Lindjes së Mesme si kundërpërgjigje ndaj vrasjes së gjeneralit iranian, Qasem Soleimani, kreu i forcave elite të Gardës Revolucionare të Iranit, transmeton Gazeta e Re.
Pentagoni ka konfirmuar se ai është vrarë me “vendim të presidentit”.
Gjenerali Soleimani ka qenë në makinë teksa ishte nisur në aeroportin e Bagdadit, bashkë me milicitë e përkrahura nga Irani, kur është qëlluar përmes një sulmi ajror të Shteteve të Bashkuara.