-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Dafinë, livandë dhe disa mënyra të tjera për të mbajtur insektet larg ushqimeve

Më të lexuarat

Sa herë ju ka ndodhur të hapni raftin në të cilin ruani produktet ushqimore dhe të gjeni insekte të vogla të ngjashme me fruta ose buburreca të vegjël? Këto insekte kryesisht sulmojnë miellin, orizin, pastat, drithërat, biskotat, kakaon. Këto insekte depozitojnë gjithashtu vezët të cilat transformohen në larva .

Si t’i mbani larg rafteve insektet

Sapo të vëreni praninë e fluturave ose insekteve të ushqimit duhet të pastroni thellësisht raftet dhe të hidhni poshtë konfeksionet e hapura. Është e rëndësishme të mos i përzieni produktet e vjetra me ato të blera së fundi dhe të pastroni mirë kontenitorët para se t’i ripërdorni.

Si t’i eliminoni insektet në mënyrë natyrale

Më poshtë do të lexoni për disa mënyra natyrale që ju ndalojnë të mbani larg insektet e vogla dhe parazitët si dhe të mos çoni dëm ushqimet:

Aroma e dafinës është në gjendje të largojë fluturat e vogla të ushqimit. Mjafton të vendosni disa gjethe nëpër rafte për t’i mbajtur larg.

Një tjetër mënyrë është ai i portokallit të ‘gozhduar’ me kokrra karafili: ashtu si aroma e dafinës, edhe ajo e karafilave mban larg konfeksioneve fluturat e ushqimit.

Herë pas here, pastroni raftet me një solucion të përgatitur me ujë dhe uthull.

Së fundi, po ju tregojmë një mënyrë jo vetëm natyrale, por edhe që lëshon aromë të mirë: hidhni vaj esencial livande nëpër fasoleta në mënyrë që të përthithet nga to dhe më pas vendosini nëpër rafte. Nëse s’keni vaj livande mund të pardoni vaj mesteje, eukalipti, etj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit