-1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Davutoğlu: A nuk iu vjen turp ta shtrëngoni dorën Assadit?

Më të lexuarat

Kryeministri i Turqisë dhe njëkohësisht Kryetari i AK Partisë, Ahmet Davutoğlu në mbledhjen e grupit parlamentar të kësaj partie ka drejtuar kritika të ashpra ndaj Perëndimit në lidhje me situatën në Siri.

Davutoğlu në fjalimin e tij është shprehur se janë duke dëgjuar zëra kundërshtues që rebelojnë ndërgjegjen në lidhje me konfliktin e armatosur në Siri.

“Nëse ulesh dhe i shtrëngon dorën Asadit, ajo dorë e shtrënguar nuk do të fshihet kurrë nga kujtesa e ndërgjegjes njerëzore. Të shtrëngosh dorën e Asadit nuk ka ndonjë ndryshim me shtrëngimin e duarve të Hitlerit, Millosheviçit, Radovan Karaxhiçit apo Sadamit” është shprehur ai ndër të tjera.

Davutoğlu në vazhdim të fjalës së tij ka thënë se Turqia ia ka hapur dyert të gjithë refugjatëve të ardhur në kufijtë e tyre.

“Ne nuk kemi bërë asnjë dallim rrace apo meth’hebi. Kush do që erdhi në kufinjtë e Anadollit i kemi mirëpritur dhe Zoti është dëshmitar për këtë. Nuk kemi lënë askënd jashtë për shkak të mendimit, etnisë apo meth’hebit” është shprehur Kryeministri turk në fjalimin e tij përpara deputetëve të AK Parisë në mbledhjen e përjavshme të grupit të organizuar në Parlamentin e këtij vendi./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit