-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

KABA

Më të lexuarat

KABA mb. bised.
1. Që zë shumë vend dhe nuk mund të përdoret dot me lehtësi; që nuk është shumë i rëndë, por ka vëllim të madh (për sendet). Dollap kaba. Është kaba. 
2. Që nuk ka gjë brenda, i zbrazët përbrenda; i madh në dukje po me kokrra të rralla. Misër kaba. 
3. fig. Që nuk është punuar me mjeshtëri; që është bërë pa kujdes dhe pa shije 
(për një punë). Punë kaba. 
4. fig. Që nuk di të sillet, që i lëshon fjalët pa menduar mirë; i trashë nga mendja; i pagdhendur (për njerëzit). Njeri kaba. 
5. përd. ndajf. Pa gjykuar thellë, pa menduar shumë, pa i peshuar mirë fjalët; rëndë. 
Fliste kaba. 
* Më vjen kaba më vjen rëndë.
 
KABA f. muz.
1. Iso me zë të trashë. Mbaj kaba. 
2. Pjesë muzikore popullore, e shtruar, që luhet zakonisht me gërnetë ose me violinë. 
Kaba përmetare. Kaba me gërnetë (me violinë, me dajre). Ia mori një kabaje. 
3. si mb. I trashë, që i ngjet basit. Zë kaba.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit