-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Antipatiku, Simpatiku dhe Asnjanësi më i madh

Më të lexuarat

Kimete Berisha

1. Momentalisht antipatiku më i madh në Kosovë (se në Shqipëri s’besoj as që e njohin) është Isa Mustafa.

Gjithmonë ka qenë marre, e tash hajr ishalla, u bë modë shprehja publike e urrejtjes.
Dukesh shumë ‘i zoti’, ‘moderrn’ kur merr guxim m’ia dëshiru dikujt ‘tana t’kqijat’.

Askush nuk e fsheh urrejtjen për Isa Mustafën, me vullnet dhe me entuziazëm të pashoq e shajnë, e mallkojnë, e nëmin me gur e dru; ia dëshirojnë më të keqen; çka s’flitet e çka s’thuhet për të; neveria është aq madhe ndaj tij, sa s’di qysh s’po e lëshon toka.

Çfarë mendsh i ka, ky kujton që e kanë prej xhelozie!
E nuk e di se kaq të neveritshëm e bën lakmia.
Plus lakmia veterane.

Kur përmendet ky, nuk të bjen në mend asnjë ‘e mirë’.

Ky të asocon në 8 të kqija:

– Vjedhjen e 3 % (na ka fikë);
– Në ndëprerjen e telefonit të Ibrahim Rugovës (ish dasht me ‘shtrëngu’ këta, me tregu kush e ka shti që në kohën më të errët për ne, me lënë Presidentin në terr informativ);
– Në thënien e tij famoze: ‘Me qenë shqiptarët e varfër nuk kishin pasur Ajfona’;
– Në tenderin që ia dha djalit të tij sa ishte Kryeministër;
– Në konstatimin e tij se ‘Albini është gomar’;
– Në përjashtimin e familjes së Rugovës nga LDK;
– Në sjelljen e tij jashtë normales të vrazhdtë ndaj vajzës së Jusuf Gërvallës;
– Dhe kuptohet në Rrahman Morinën, po më shumë në përuljen e tij te varri i Titos;

Sherri i tij sot nuk ka LDK, ka veç Isa Mustafë.

Në Shqipëri i afrohet për neveri, veç Sali Berisha.

Dhe mos t’harroj të konstatoj se derisa në politikën shqiptare është Isa Mustafa, Sali Berisha, Hashim Thaçi dhe Ali Ahmeti, shqiptarët hajr s’kanë me pa. Bile ky i fundit gjynah, ‘me letra’ është ‘i fshimë’.

2. Simpatiku më i madh momentalisht është Albini. Dihet.
Simpatik e bën dija e ‘fortë’ dhe faca e tij e butë; ndërsa të besueshëm e bën fakti se nuk është
i korruptuar as politikisht as kombtarisht.

I vetmi politikan që ka arritur të bëhet simpatik mbas Rugovës (por jo sa Rugova), është Albin Kurti, nëse ia del ta disiplinojë nevojën e tij për t’u dukur më ‘i ditur’ se të tjerët, sepse këtë nevojë nuk e kishte Ibrahim Rugova.

Nëse arrin t’u tregoj ndjekësve të tij të shumtë se është njeri dhe jo profet, ky hypi n’kalë.

3. Asnjanësi i Kosovës është Kadria.
Ky pusi mbahet mend veç për ‘ma hongsh’ e ‘ma pifsh’, kurrë s’u habit m’i thënë dikujt ‘ta hongsha’, i gjanë ky, veç jep, nuk merr ‘organe’…

Thanë edhe në Hagë ish nxe i kish pas thënë hetuesit me zë t’ultë ‘ma hongsh’, fati i tij që përkthyesi shqiptar nuk e kupton shqipen e Kadrisë.

Ama tash po hesht. U bë njëfarë frajeri. Dhe nëse vazhdon me hesht, s’i dihet, mund të bëhet pozitiv dhe korrekt.
Nëse ia llogarit sakrificën për Ramushin kryeministër, Kadriut po i grumbullohen do pikë.

S’kam pa njeri që i rri heshtja ‘kaq për merak’.

P.S. S’është që e meritojmë më mirë.
Mbasi na ka ardh dita me prit me bë Isa Mustafa ‘rahmet’ me ne, dy milion shqiptarë sytë te Ai, e Ai mendon veç për ‘b’thë’ të vetë…nashtë, mirë po na e bën.
Nëse nuk e rrëzoni me dipllomaci, me ‘urrejtje’ po se po.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit