-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Ajeti ku përmblidhet e tërë feja

Më të lexuarat

Në  suren el-Bekare, ajeti 177, është ajeti në të cilin përmblidhet e tërë feja.
Në këtë ajet thuhet:

“Nuk është mirësi, të kthyerit e fytyrës suaj kah lindja dhe perëndimi, por, mirësinë e arrijnë ata që:

– Besojnë në Allahun,

– në botën tjetër (Ditën e gjykimit),

– në melekët,

– në Librin,

– në pejgamberët,

dhe ata të cilët nga pasuria e tyre, që e duan, ua japin:

– të afërmve,

– bonjakëve,

– varfanjakëve,

–  udhëtarëve – musafirëve (që kanë ngelur pa të holla),

 – lypësve dhe për lirimin e të robëruarve;

dhe ata të cilët:

e falin namazin,

e japin zekatin,

dhe të cilët obligimet e tyre, kur i marrin përsipër, i kryejnë,

sidomos ata që janë të durueshëm:

në skamje,

në sëmundje,

dhe në kohë të luftës.

Këta janë besimtarët e vërtetë, dhe këta janë ata që ia kanë dronë Allahut (ruhen prej mëkateve).”

Përkthim: Miftar Ajdini

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit