-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Pas 13 vjetësh vajza fiton gjyqin për pronën që ia mori xhaxhai

Më të lexuarat

Afërdita Statovci pas 13 vjetëve, duke vrapuar në seanca të njëpasnjëshme në Gjykatë, e ka fituar pronën të cilën ia kishte trashëguar babai i saj.

Këto 13 vite, Afërdita me të ëmën e saj nuk kishin banim të përhershëm për shkak që prona që prindi i Afërditës bashkëposedonte me axhën e saj, nuk iu bart asnjëherë Statovcit.

Afërdita Statovcit i është njohur e drejta për ta trashëguar pronën e babait.

Ora po shënonte 11:45, kur erdhi momenti që Afërdita Statovci e kishte pritur për 13 vite.

Gjykata Themelore në Prishtinë më në fund zyrtarizoi të drejtën e Afërditës për pronë në bazë të trashëgimisë.

Prona që prindi i Afërditës bashkë-posedonte me axhën e saj, nuk iu bart asnjëherë Statovcit, pas vdekjes së babait të saj.

Për të kërkuar drejtësi, Afërdita mori rrugën drejt institucioneve përkatëse që nga viti 2006. Por lënda e saj u kthye disa herë në rigjykim.

E këtë javë, Statovci më në fund nënshkruajti marrëveshjen me palën tjetër, në bazë të së cilës ajo do të trashëgojë pronën e babait të saj, i cili vdiq kur Afërdita ishte vetëm 10 vjeç, raporton t7.

Ajo do ta gëzojë pronën ashtu siç kishte kërkuar edhe përmes padisë.

Ndonëse thotë se ka vuajtur shumë deri te kjo ditë, për shkak të procedurave të stërzgjatura, ajo fton të gjitha gratë që të kërkojnë të drejtat e tyre.

Por, Afërdita Statovci do të drejtojë edhe njëherë tjetër një padi. Kësaj radhe për shkelje të të drejtave të njeriut.

Përfaqësuesi i Afërditës, Anton Nrecaj tha se në këtë proces ka pasur një mori shkeljes të kornizës ligjore e se gjykata nuk i ka ofruar siguri juridike asaj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit