9.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Tv gjerman: Rindërtimi 1 mld €, janë mbledhur 15 mln €

Më të lexuarat

Tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit la pasoja të frikshme në qarqet e Durrësit, Tiranës dhe Lezhës, ndërsa kjo fatkeqësi gjeti pasqyrim edhe në mediat botërore. Krahas jetëve të humbura, të cilat shtuan më tej plagën për familjarët, një plan tjetër tani që po i shqetëson të gjithë është ai i strehimit.

Lëkundjet e forta sizmike të martën e kaluar pllakosën dhimbje në shumë familje, ku një pjesë e tyre u detyruan të përcillnin para kohe për në banesë të fundit familjaret dhe të afërmit, të cilët mbetën të vdekur poshtë rrënojave. Televizioni gjerman “ARD” ka shkruar gjatë për këtë tragjedi të madhe në Shqipëri, ndërkohë ndalet edhe tek elementi tjetër sfidues për qeverinë, pra tek kostoja e ndërtimit.

Sipas ARD-së, “rindërtimi i zonave të shkatërruara mund të arrijë në 1 miliard euro, shumë kjo e stërmadhe për kapacitetin që ka sot Shqipëria”.

“Shifrat zyrtare nuk janë ende të disponueshme, por rindërtimi i zonave të prekura nga tërmeti do të jetë jo vetëm një sfidë njerëzore dhe teknike, por njëherësh edhe e kushtueshme. Ekspertët thonë se rindërtimi mund të kushtojë deri në një miliard euro. Shumë njerëz dhe kompani në Shqipëri dhe jashtë saj kanë dhuruar tashmë para. Deri më tani, janë mbledhur rreth 15 milion euro” -shkruan ARD.

Më tej televizioni gjerman vë theksin tek Komiteti Kombëtar i Rindërtimit, i cili është ngritur nga qeveria për të grumbulluar, koordinuar dhe menaxhuar paratë e mbledhura, me qëllim përballimin e situatës. Kjo media shkruan se korrupsioni në Shqipëri mbetet një problem i madh dhe për këtë duhet treguar transparencë me fondet e mbledhura, por edhe për shpenzimet që do kryhen në terren.

“Një komision i posaçëm duhet të kanalizojë këto para dhe të sigurojë transparencë, sepse korrupsioni është një problem i madh në Shqipëri. Qeveria ka bërë të ditur plane për ndërtimin e lagjeve të reja në Tiranë, Durrës dhe Kurbin. Në afat të shkurtër, do të ndërtohen deri në 5,000 apartamente, në planin afatgjatë edhe 10,000”- thuhet më tej në shkrim.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit