Nëntor 30, 2019
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka bërë të ditur se do të ndërtojmë 500 banesa për banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri.“Shpresojmë që ekipet tona do të kryejnë punimet në vendet e përshtatshme në Shqipëri dhe si vëllezër turq do të ndërtojnë 500 njësi banimi”, ka thënë Erdogan, raporton Agjencia e lajmeve Anadolu!