-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Rrëfimi i një miliarderi: I vrava të gjithë

Më të lexuarat

Një miliarder amerikan, nga një familje e njohur dhe e pasur, është arrestuar nën akuzën e vrasjes pasi duket se ka pranuar vetë që “i vrava të gjithë”.
 
Robert Durst është arrestuar në New Orleans pasi prokurorët e Los Angeles kishin lëshuar një urdhër arresti ndaj tij.
 
Tani duket se ai ka pranuar tre vrasje.
 
Fillimisht u zhduk gruaja e tij, Kathleen, në vitin 1982.
 
Më vonë, në vitin 2000, ai u akuzua se kishte vrarë një komshi, të quajtur Morris Black.
 
Ndërkohë në vitin 2000 u gjet e vrarë edhe një mikesha e tij, e cila mendohet se kishte dijeni për zhdukjen e Kathleen.
 
Ndaj tij pati një çështje gjyqësore, por ai u lirua nga akuzat.
 
Ky arrestim vjen pasi Durst dha një intervistë të gjatë për një dokumentar.
 
Sipas producentëve, Durst, që kishte akoma një mikrofon wireless të veshur, shkoi në banjë pas intervistë.
 
“Çfarë dreqin kam bërë? I vrava të gjithë, sigurisht,” dëgjohet ai në mikrofon.
 
Nuk dihet nëse ky është një rrëfim i sinqertë.
 
Familja Durst ka një pasuri prej mbi 4 miliardë dollarë./Mapo
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit