Ndihmat kanë nisur të arrijnë në arqipelagun Vanuatu të Paqësorit, i cili është goditur rëndë nga cikloni Pam. Aeroplanë me furnizime nga Australia dhe Zelanda e Re tashmë kanë arritur, ndërsa edhe vende të tjera janë zotuar se do të ndihmojnë.
Presidenti i Vanuatu-s, Baldwin Lonsdale, e ka përshkruar ciklonin si “përbindësh”. Ai ka thënë se erërat e fuqishme kanë shkatërruar shumicën e ndërtesave në kryeqytetin Port Vila, përfshirë shkolla dhe spitale, transmeton Rel. Së paku tetë persona raportohen të vdekur. Cikloni Pam ka sjellë erëra deri në 300 kilometra në orë, mëngjesin e së shtunës, në Vanuatu.