Beduinët jetonin në vendbanime tendash. Një ditë ishte koha me shi dhe shumë e ftohtë, e përcjellë me erëra të forta. Një beduin e theri një deve dhe deshi të bënte gosti për fqinjët e tij. Ai e dërgoi punëtorin e tij që t’i ftonte njerëzit për darkë.
Mirëpo, ai nuk i ftoi ata për darkë, por filloi të bërtiste dhe t’i thërriste njerëzit në tenda: “O njerëz, shtëpia e fqinjit tuaj është shembur mbi të dhe familjen e tij! Nxitoni dhe shpëtojeni!”
Disa prej tyre u përgjigjën menjëherë, por shumica qëndruan në shtëpitë e tyre.
Kur arritën te shtëpia e beduinit, e gjetën shtëpinë, përkatësisht, tendën, duke qëndruar në rregull, kurse brenda në tendë po digjej një zjarr ku po piqej mish në tenxhere. Gjithçka ishte në rregull.
Beduini u çudit pse aq pak njerëz morën pjesë në darkë, andaj e pyeti punëtorin, se pse të tjerët nuk kishin ardhur.
Punëtori i tha: “Mos u shqetëso, unë ata nuk i ftova në darkë, por u thashë atyre se tenda jote është rrëzuar mbi ty dhe familjen tënde, dhe i thirra ata që t’ju ndihmojnë të shpëtoni. U përgjigjën vetëm ata që po i sheh, dhe unë mendoj, se vetëm ata meritojnë të nderohen dhe të darkojnë me familjen tënde.”
Njerëzit nuk mund t’i njohësh derisa të kesh nevojë për ta. Dhe kur të kesh nevojë për ta, do të befasohesh kur t’i shohësh duke ta kthyer shpinën më të afërmit tu, kurse në ndihmë të vijnë ata prej të cilëve kurrë nuk ke pritur.
Përkthim: Miftar Ajdini