-1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Besimtarët musliman nuk kanë një vend ku mund ti luten Zotit në aeroportin e Tiranës!

Më të lexuarat

Emigrantët që vijnë në Shqipëri nëpërmjet aeroportit të Tiranës, vuajnë mungesën e një vendi të veçantë në aeroportin e Rinasit për të kryer rituale e besimit islam.

Denoncimi është bërë publik edhe nga ish-kryeministri Berisha që shkruan se ‘Qytetarët besimtarë muslimanë nuk kanë një vend ku mund ti luten Zotit në aeroportin e Tiranës!

‘Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

I nderuar Doktor Berisha

Jetoj dhe punoj në mërgim dhe shpesh herë kthehemi në Atëdhe dhe me avion shpesh..Fakti që jam besimtar musliman kërkon që ne kohë të caktuar të ndalem për pak min dhe të kryej obligimin e faljes kundrejt Zotit,me keqardhje vërej se ne Aeroportin e Tiranës besimtarët muslimanë nuk kanë qoftë edhe një dhomë të vogël të thjeshtë per të kryer Ritin e adhurimit..Besoj që si unë mund të ketë shumë që ndajnë të njëjtin shqetësim e që në fund te fundit me cmimet e larta të biletave për shkak të taksave të larta që ky aeroport ka si shkak i atyre qe Po qeverisin tani ajo hapësirë mund të ishte paguar shumë herë..Në perëndim i kam parë të ofrohen këto kushte në spitale në aeroporte duke u dhënë keshtu mundësinë të gjithë atyre besimtarëve të të gjitha religjioneve që në mënyrë dinjitoze të kryejnë ritet e tyre të adhurimit..E ndava me Ju këtë shqetësim sepse nëpërmjet QYTETARIT DIXHITAL Ju keni bërë të mundur ti jepni në një lloj mënyre,,,zë,,, atyre që nuk kanë mundësi të dëgjohen..RESPEKT

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit