-1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Përqëndrimi i ulët tek fëmijët; sa ndikon telefoni juaj?

Më të lexuarat

Duhet ta pranojmë se ndërsa luajmë me fëmijën, shpesh i hedhim ndonjë sy telefonit, por një studim i publikuar në “Current Biology” ka treguar se nëse prindi i bashkohet foshnjës për të vështurar një objekt pa ia ndarë sytë, ajo mëson të përqëndrohet dhe të shohë objektin po aq gjatë, madje edhe më gjatë se prindi. Nëse vështrimi i prindit shkëputet, përqëndrimi i foshnjës nuk kalitet.

Me fjalë të tjera, prindërit kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në ndërtimin e përqëndrimit tek fëmija. “Është njësoj si në një bashkëbisedim. Nëse dëgjuesi nuk tregon interes, ne ndërrojmë temë ose pushojmë së foluri” thotë Yu, udhëheqës i studimit. Kur prindi tregon përqëndrim, e ndihmon edhe fëmijën të qëndrojë i përqëndruar. Kohëzgjatja e përqëndrimit është e rëndësishme sepse ndikon zhvillimin e mëtejshëm të trurit. Një përqëndrim i mirë i ndihmon fëmijët të vetëmenaxhojnë situatat më vonë dhe të përballojnë mirë detyrat, punën dhe aktivitete të tjera.

Mund të qëndrosh me fëmijën gjithë ditën, por nëse nuk kushton vëmendje të pandarë për një kohë të caktuar, nuk e ndihmon zhvillimin dhe përqëndrimin e tij. Studimi gjeti se mjaftojnë dhe vetëm 6 minuta përqëndrim i pandarë ndaj fëmijës për të zhvilluar një përqëndrim të mirë tek ai.
Sigurisht që ne nuk e ndajmë dot telefonin, por ekspertët sugjerojnë që të paktën në ato minuta kur luani me fëmijën, lereni telefonin nga dhoma tjetër, që të përqëndroheni plotësisht tek loja dhe tek fëmija juaj.

Përgatiti: Elona Çeço
Referenca:Tina Donvito

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit