Dikur ishte mundësi që dridhte ish-Jugosllavinë, dhe njeriu që ka prekur majat e mundjes në vend. Por tani ish-kampioni i shumëfishtë i Kosovës, Mirsad Krasniqi është librashitës.
Ish-mundësi i njohur që kishte fituar shumë tituj të mëdhenj, tani më nuk është pjesë e botës së sportit. Ish-kampionin çdo ditë mund të shohësh në një cep tek sheshi “Zahir Pajaziti”, aty ku edhe shet libra për të siguruar mbijetesën familjes së tij.
Krasniqi është shprehur i zhgënjyer me nivelin e mundjes që është sot në vendin tonë. Ai thotë se mundja e atëhershme më mundjen që zhvillohet sot është shumë larg, madje sipas tij, mundja e sotme është për gjynah.
Ai ka treguar arsyet se pse nuk është pjesë mundjes, ndërsa akuzon kryetarin e Federatës së Mundjes së Kosovës (FMK), Naim Mujën, se e ka detyruar të largohet nga mundja.
Krasniqi ka folur edhe për punën e librashitësit, duke rrëfyer se me librin është i lidhur nga viti 1981, ndërsa pranon se kjo ishte rruga për të mbijetuar. Krasniqi shton se nuk do të kyçet në sport, sepse sipas tij, kryetari i Federatës i ka uzurpuar të gjitha.kohaislame