-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Ilir Meta takohet me kryekrimenelen e botës, kur krejt bota e urren atë!

Më të lexuarat

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta është takuar me Aung San Suu Kyi, liderën e Mianmarit e cila ka marrë një pamje të keqe pas krimeve, masakrave ndaj muslimanëve Rohingya viteve të fundit.
Ajo dikur njihej si ikona e demokracisë, mirëpo sot ajo ka humbur përkrahjen nga komunitetit ndërkombëtar për shkak se ajo është faktor për vrasjen e mijëra myslimanëve Rohinga dhe dëbimin e qindra mijëra të tjerëve. Më herët shoqëria civile ka bërë një peticion online për ti hequr çmimin Nobel për Paqe, pasi më ajo është simbol i dhunës, masakrës, vrasjes, gjenocidit dhe krimit.

Ndërsa Presidenti jonë me krenari tregon se e ka takuar dhe thotë se ajo është “frymëzim për demokraci në gjithë botën”. Kjo është aspak e vërtetë, nëse bëjmë vetëm një kërkim të thjeshtë në internet na del se ajo është vetëm një kriminele, që dikur mendohej si revolucionare por fama e saj u tretë e ka mbetur vetëm hi. Shkëlqimi i saj ka rënë para të gjithë botës dhe njerëzve me integritet!

Edhe në rrjetet sociale ka ngritur shumë debate kjo fotografi e Presidentit Meta, ku shumë njerëz dënojnë moralisht këtë veprim të tij duke e quajtur një absurd ose duke thënë se ja çfarë nënkuptojnë liderët tanë me demokraci./KohaIslame.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit