Sipas një raporti të një shoqate ndërkombëtare të bamirësisë, çdo fëmijë i lindur dhe i rritur në Afganistan ka përjetuar luftën dhe konfliktin që nga fillimi i luftës 18-vjeçare midis forcave të koalicionit dhe talebanëve.
Shoqata “Save The Children” (Shpëtoni fëmijët) me qendër në Mbretërinë e Bashkuar theksoi se që nga fillimi i konfliktit më 7 tetor të vitit 2001, rreth 20 milionë fëmijë zgjohen çdo ditë nga frika e të shtënave me armë ose bomba dhe nga vrasjen në rrugë, shkolla apo shtëpitë e tyre.
Raporti i shoqatës britanike tha se mbi 12.500 fëmijë u vranë ose u plagosën nga dhuna vetëm në vitet 2015-2018, ndërsa 274 fëmijë u rekrutuan për role luftarake ose mbështetëse.
Sipas raportit, mbi 3.7 milionë fëmijë nuk ndjekin mësimet në shkolla, prej të cilëve 60 për qind janë vajza.
“Në vitin 2014-2018, mbi 8 mijë civilë ishin viktima të eksplozivëve siç janë eksplozivet shpërthyese (IEDs) dhe minat. 84 për qind e tyre ishin fëmijë”, theksoi raporti.
Në vendin e shkatërruar nga lufta, rreth 280 mijë njerëz u larguan nga shtëpitë e tyre vetëm këtë vit dhe më shumë se gjysma e tyre ishin fëmijë.
“Imagjinoni të mbushni 18 vjet duke mos ditur asgjë përveç konfliktit dhe luftës gjatë gjithë fëmijërisë suaj dhe viteve formuese. Jeta në Afganistan do të thotë të jetosh me frikë të përditshme nga shpërthimet, mungesa e shkollës dhe nuk e di nëse prindërit apo vëllezërit e motrat do ta bëjnë atë në shtëpi, sepse është shumë e pasigurt”, tha Onno van Manen, drejtor i shoqatës për Afganistanin.
Manen theksoi se dhuna në vend ka qenë mjaftë e lartë gjatë muajve të fundit, me mesatarisht 74 vdekje vetëm në muajin gusht..
Shoqata e bamirësisë kërkoi nga palët në Afganistan të bëjnë gjithçka të mundshme për të ndaluar vrasjet dhe plagosjet e fëmijëve gjatë këtij konflikti të tmerrshëm dhe t’i përmbahen ligjeve dhe standardeve ndërkombëtare.
Në dy muajt e fundit, dhuna e përgjakshme në Afganistan mori më shumë se 3 mijë jetë nga të gjitha palët mes luftimeve të përshkallëzuara, pas mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale të shtatorit në vend.
Mbulimi i AA-së në muajt gusht dhe shtator tregon nivele të reja të shpërthimeve të pretenduara nga talebanët dhe sulmeve të grupeve të koordinuara, si dhe operacioneve agresive ajrore dhe tokësore nga forcat afgane dhe amerikane./AA