20.8 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Danimarka do të ofrojë mbështetje për pastrimin e minave në Siri

Më të lexuarat

Danimarka ka ndarë 50 milionë korona daneze (7.3 milionë dollarë) për pastrimin e minave në Sirinë verilindore, tha të dielën ministri i Jashtëm danez, Jeppe Kofod.

“Nëse dëshirojmë që paqja të fitojë në Siri, duke parandaluar kthimin e ISIL (DEASH) dhe krijimin e bazës për kthimin e refugjatëve sirianë, atëherë ne duhet të bëjmë një përpjekje për stabilitetin e vendit, të cilën është duke bërë Danimarka. Sigurisht, vetëm një hap në këtë rrugë, por i rëndësishëm”, tha Kofod në Twitter.

Danimarka gjithashtu do të mbështesë në rindërtimin e infrastrukturës themelore, siç janë furnizimi me ujë dhe energji elektrike në rajon.

Më herët në shtator, qeveria daneze paralajmëroi rritjen e ndihmës ushtarake në Siri për të ndihmuar koalicionin global kundër DEASH-it.

Koalicioni kundër DEASH-it u formua në shtatorë të vitit 2014 nga më shumë se 70 vende për të luftuar grupin terrorist./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit