Më 8 mars, televizioni zviceran STS1 emetoi një emision lidhur me eksodin kosovar.
Të dielën që shkoi, më 8 mars, televizioni zviceran në gjuhën frënge STS1 në kuadrin e emisionit “Mise au Point” u mor me eksodin aktual kosovar, duke iu referuar edhe atij të kohës së luftës në Kosovë. Emisioni është shërbyer nga arkivat e TV-së zviceran.
Një pjesë e intervistave me deputetin Leuenberger dhe ambasadorin Malaj, janë realizuar në vitin 1998.
Prezantuesi i emisionit: Nuk ështe ekzodi i parë i kosovarëve. Te gjithë e kujtojmë luftën kur dhjetëra mijëra prejt tyre u larguan për në Zvicër. Por lëvizjet e tyre kanë filluar gjatë viteve 60, për tu bërë sot komuniteti i dytë i kosovarëve jashtë Kosovës, ose siç thojnë disa, kantoni i 27 në Zvicër. Po i kthehemi kësaj marrëdhënie të veçantë.
(Fillon reportazhi)
Gazetari: Më 1999 , kolona të civilëve duke ikur nga lufta në Kosovë. Këtë vite, aterojnë me dhjetëra mijë kosovarë në Zvicër.
Ueli Leuenberger: Në këtë moment, afërsisht një e dhjeta e popullatës së Kosovës ishte ne Zvicër që kishin ardhur si punëtorë.
Gazetari: Ata ndjekin rrugën e Naim Malajt. Pasi që është ballafaquar me torturën në burgje të Serbisë
Naim Malaj: Kam qenë 16 vjeçar kur isha në burg, dhe isha cilësuar si terrorist
Gazetari: Ai strehohet në Gjenevë dhe fiton azilin.
Naim Malaj Për mua zgjedhja e Zvicrës ishte e qartë pasi që babai im ishte këtu që nga vitet 80-ta, si punëtor.
Gazetari: Në mes të Zvicrës dhe ish provincës serbe është një histori e gjatë, dhe jo e njohur mirë.
Ueli Leuenberger: Zviceranët nuk e dinë, por është Zvicra, Konfederata e cila ka arritur një marrëveshje dypalëshe me qeverinë në Beograd në vitin 1963, dhe kemi shkuar të rekrutojmë punëtorë në regjionin më të varfër të Evropës, në fund të fundit, të Jugosllavisë.
Naim Malaj: Vetëm se në atë kohë publiku zviceran nuk i njihte si kosovarë, apo shqiptarë të Kosovës, por si jugosllavë.
Gazetari: Në fund të viteve 80, përndjekja e ushtruar nga Milosheviqi intensifikohet në Kosovë. Vala e parë e azilkërkuesve arrin në Zvicër. Por kosovarët nuk kanë imazh të mirë
Ueli Leuenberger: I zbulojmë nëpërmjet disa djemve të rinj, të cilët nuk kanë punë, pasi që ua ndalojmë të punojnë si azilkërkues, dhe rrjedhimisht një minoritet fare i vogël është i përfshirë në delikte të ndryshme, pasi që nga viti 88 afërsisht, trafiku i heroinës kalon nga duart e turqve dhe libanezëve, në duar të shqiptarëve ose kosovarëve.
Gazetari: Ueli Leuenberger përpiqet që t’i luftojë paragjykimet ndaj këtij komuniteti, duke themeluar Universitetin Popullor Shqiptar në Gjenevë.
Ueli Leuenberger: Dëshiroj që të flitet më shumë për gjendjen dramatike në shtetet e prejardhjes të azilkërkuesve, për shembull në Kosovë.
Gazetari: Në qershor 1999, Kosova çlirohet nga forcat e NATO-s. Sikur shumë nga bashkatdhetarët e tij, Naim Malaj ëndërron kthimin në Kosovë.
Naim Malaj : Tani mendoj që kjo ëndërr do të realizohet shpejt, me gjithë këta refugjatë që do të kthehen në Kosovë, është ëndrra e secilit shqiptar të ndërtojë një shtet të lirë dhe demokratik.kohaislame